Kanadaja do të vendosë sanksione ndaj izraelitëve që nxisin dhunën në Bregun Perëndimor dhe do të vendosë sanksione të reja ndaj udhëheqësve të Hamasit.
Kështu tha këtë të dielë ministrja e Jashtme e Kanadasë Melanie Joly, pasi Shtetet e Bashkuara ndërmorën veprime të ngjashme javën e kaluar, shkruan The Guardian, përcjell.
Në një intervistë me Korporatën Kanadeze të Transmetimeve të Dielën, Joly, e cila ka qenë në Ukrainë, tha se disa kolonë “do të sanksionohen” dhe “ne do të sjellim sanksione të reja ndaj udhëheqësve të Hamasit”.
“Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive për të. Unë jam duke u siguruar që ndërsa jam në Ukrainë, puna po bëhet në Otava dhe mezi pres të bëj një njoftim së shpejti”, u shpreh ministrja kanadeze.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha të premten se po konsideronte vendosjen e sanksioneve ndaj kolonëve “ekstremistë” në Bregun Perëndimor, raporton Reuters./euronews.al/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...