Qeveria Liberale e Kanadasë gjatë muajit të ardhshëm do të njoftojë mbi legalizimin e marihuanës në Kanada.
Mediat kanadeze kanë mësuar se ligjislacioni do të shpallet me datën 10 prill dhe në përgjithësi do të ndjekë rekomandimin e një force të caktuar federale që është kryesuar nga ish-ministri i Drejtësisë, Anne McLellan, transmeton portali arbresh.info.
Ai shtoi se qeveria do të marrë përgjegjësinë për furnizimin e marihuanës dhe se në Otava pritet të licencohen prodhuesit e saj.
Megjithatë, do të vendoset një moshë minimale për blerjen e marihuanës.
Në anën tjetër, kanadezët që dëshirojnë të mbjellin marihuanë, do të kenë të kufizuar numrin e rrënjëve.
Legalizimi i marihuanës ishte një nga premtimet e diskutueshme të Justin Trudeau para se të merrte postin e kryeministrit./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...