Google ADS

Kanada: Vriten katër persona vetëm pse ishin myslimanë

08:57 | 8 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Katër njerëz të besimit mysliman u vranë kur një kamion u përplas me një grup këmbësorësh në Ontario, Kanada.

Policia kanadeze tha se ata u vranë sepse ata ishin myslimanë, transmeton portal arbresh.info

Policia ka theksuar se pesë veta janë goditur nga automjeti pasi u vunë në shënjestër vetëm pse ishin myslimanë.

Katër anëtarë të familjes u vranë në incident, dhe i pesti është në spital, raportoi AP.

Sulmi ka ndodhur gjatë ditës së diele.

“Ky është një akt i vrasjes masive që vazhdon kundër myslimanëve”, ka deklaruar kryetari i Bashkisë së Ontarios.

Policia tha se viktimat ishin një grua 74-vjeçare, një burrë 46-vjeçar, një grua 44-vjeçare dhe një vajzë 15-vjeçare, ndërsa një djalë nëntë vjeç ishte në spital në gjendje e rende.

Njeriu që kreu sulmin u arrestua nën akuzat e vrasjes së katërfishtë të shkallës së parë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme