Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka njoftuar për një raund të ri sanksionesh në përgjigjje të pushtimit rus në Ukrainë.
Njoftimi vjen gjatë ditës së dytë të samitit të G7 në Alpet bavareze në Gjermani, ku edhe udhëheqësit botërorë janë zotuar të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, transmeton portal arbresh.info
Objektivi i raundit të ri të sanksioneve të Kanadasë:
Gjashtë individë dhe 46 subjekte të lidhura me sektorët e mbrojtjes ruse,
15 shtetas ukrainas që mbështesin pushtimin e Ukrainës nga Rusia
13 individë të qeverisë dhe mbrojtjes bjelloruse, së bashku me dy entitete bjelloruse
Në një deklaratë për shtyp, kryeministri tha se qëllimi kryesor i Kanadasë me këtë raund të ri sanksionesh është “të kundërshtojë dezinformimin e Kremlinit”.
Trudeau tha se vendimi i Kanadasë është marrë së bashku me homologët e saj të G7 dhe ai përfshin synimin e liderëve botërorë për të rritur “presionin e vazhdueshëm dhe të koordinuar për të sjellë fundin e luftës së zgjedhur ngaVladimir Putin”./bbc/arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...