Dëshmitarë okularë të incidentit vdekjeprurës në Toronto, Kanada, thonë se furgoni goditi çdo person që hasi në trotuarin e qytetit dhe rrëzoi gjithçka në kohën kur po largohej nga vendi i ngjarjes.
Nëntë persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi furgoni u përplasi këmbësorët në Toronto, transmeton portaliarbresh.info
“Një person po ecte përmes kryqëzimit në Yonge dhe Kempford. Ai ishte në mes të kryqëzimit kur e përplasi furgoni. Ai ka goditur shumë njerëz dhe prap vazhdoi të ecte”, thotë një dëshmitar.
Dëshmitarët kanë theksuar se ata i kanë bërë thirrje shoferit që të ndalojë makinën, por ai ka vazhduar të godasë njerëzit.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje se cili ishte motivi i sulmit./arbresh.info/
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...