“Health Canada” ka aprovuar vaksinën Pfizer-BioNTech kundër COVID-19 për përdorim në këtë vend.
Është një moment kritik në luftën e Kanadasë kundër coronavirusit pasi që është vaksina e parë që merr dritën e gjelbër.
Agjencia federale e shëndetit e ka konsideruar vaksinën efektive dhe të sigurt për përdorim në vend, që do të thotë se ekipi përgjegjës për shpërndarjen e vaksinave tani mund të fillojë procesin e administrimit të tyre, raporton cbsnews.
“Health Canada ka përcaktuar që vaksina Pfizer-BioNTech plotëson kërkesat e rrepta të Departamentit për sigurinë, efikasitetin dhe kërkesat e cilësisë për përdorim në Kanada”, njoftoi “Health Canada” gjersa zbardhi edhe një ser dokumentesh në lidhje me vendimin.
Theksojmë se kanadezët bëhen shteti i dytë në botë që aprovon vaksinën e kompanisë Pfizer pas Britanisë së Madhe.
Ndryshe, Kanada deri më tani ka regjistruar mbi 433 mijë të infektuar me virus gjersa 12931 persona kanë vdekur. /Telegrafi/
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën