Kanada shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve

09:04 | 18 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Kanada ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në provincën perëndimorë të Kolumbisë Britanike, pasi zona u godit nga një stuhi e madhe, e cila shkaktoi ndërprerjen e transportit rrugor dhe hekurudhor në rajon.

Forcat e Armatosura Kanadeze janë duke u vendosur për të ndihmuar mijëra banorë të bllokuar nga stuhia që goditi vendin, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Kryeministri Justin Trudeau premtoi ndihmë gjatë një vizite në Uashington DC dhe tha se trupat do të ndihmojnë në rindërtimin.

Si pasojë e rrëshqitjeve të dheut, një grua ka humbur jetën, ndërsa dy persona janë zhdukur.

Mijëra njerëz mbeten të evakuuar pasi një “lum atmosferik” – një rrip i gjatë lagështie në ajër që transporton ujin nga zonat tropikale drejt poleve – hodhi mesataren e reshjeve mujore të rajonit në 24 orë.

Zyrtarët kanë deklaruar se fatkeqësia natyrore erdhi si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Ndikimi i ndryshimit të klimës në frekuencën e stuhive është ende i paqartë, por ne e dimë se temperaturat e rritura të sipërfaqes së detit ngrohin ajrin sipër dhe bëjnë më shumë energji të disponueshme për të nxitur uraganet, ciklonet dhe tajfunet. Si rezultat, ato ka të ngjarë të jenë më intensive me reshje më ekstreme.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2 C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme