Kanadaja, SHBA-ja dhe Meksika zhvillojnë bisedime për të rinegociuar Marrëveshjen Amerikanoveriore të Tregtisë së Lirë (NAFTA) me kërkesë të Presidentit Donald Trump, që e ka shndërruar këtë në një prioritet të politikës së tij.
Negociatorët e tre vendeve do të bisedojnë deri të dielën në kryeqytetin amerikan për të modernizuar këtë marrëveshje tregtare, në fuqi që prej vitit 1994 dhe që ka rritur shkëmbimet e tyre tregtare.
“Ne jemi duke rinegociuar marrëveshjet tregtare që të jenë të mira për punëtorët amerikanë. Ka ardhur koha”, deklaroi Donald Trump një ditë para hapjes së negociatave.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ka reshtur së kritikuari NAFTA-n duke i dhënë asaj përgjegjësinë për zhdukjen e shumë vendeve të punës në SHBA.
Mbi këtë çështje, ai ka edhe mbështetjen e një pjese të opozitës demokrate.
Uashingtoni synon mbi të gjitha të vendosë në tavolinën e negociatave problemin e çekuilibrimit të balancës tregtare me Meksikën, e cila ka kaluar nga një tepricë prej 1,6 miliardë dollarësh në një deficit prej 64 miliardë dollarësh që prej nënshkrimit të traktatit.
Mbappe injoron bashkëlojtarët e Real Madridit kur tregon pes...
SHBA shmang mbylljen e qeverisë, miraton projektbuxhetin e r...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Sot mbahet mbledhja konstituive e Odës së Inxhinierëve të Ko...
Moti sot i vranët dhe me borë
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...