Kanada, sërish gjenden varre të paregjistruara fëmijësh pranë një shkolle kishtare

21:39 | 30 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Në afërsi të ish-Shkollës Misionare St. Eugene në provincën British Columbia të Kanadasë janë gjetur 182 varre të paregjistruara.

Varret janë gjetur në një fushë afër qytetit Cranbrook në British Columbia, njoftoi First Nation, komuniteti më i rëndësishëm indigjen në vend.

Varret në afërsi të ish-shkollës rezidenciale janë zbuluar nga radarët dhe gjenden në thellësi 1 metër.

Jason Louie, një nga prijësit e Popullit Ktunaxa, deklaroi se shkolla në fjalë funskionoi në rajon midis viteve 1912 dhe 1970 dhe më pas ndërtesa e shkollës që gjendet pranë një fushe golfi u shndërrua në vend pushimi dhe kazino, transmeton Anadolu Agency.

Ndryshe, më 29 maj, në kopshtin e shkollës kishtare rezidenciale në qytetin Kamloops në British Columbia u gjetën mbetjet mortore të 215 fëmijëve.

Ndërkaq, më 24 qershor, në kopshtin e Shkollës Rezidenciale Kishtare Marieval në provincën Sakatchewan u gjetën varre të paregjistruara me eshtrat e 751 fëmijëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme