Google ADS

Kanada sanksionin Putinin dhe Lavrovin për “luftën barbarike”

23:18 | 25 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Kryeministri kanadez Justin Trudeau sapo ka njoftuar se vendi do t’i bashkohet SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe BE-së në vendosjen e sanksioneve kundër presidentit rus Putin dhe ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov.
Duke folur në një konferencë shtypi në Parlamentin Hill të Otavës, ai tha se “pasuria personale e Putinit… është në rrezik të konsiderueshëm për shkak të gabimit të tij të tmerrshëm”.

“Ne do të vendosim sanksione ndaj Presidentit Putin dhe kolegëve të tij arkitektë të kësaj lufte barbare”, tha ai, duke shtuar se sanksione do të vendosen edhe ndaj liderëve të Bjellorusisë për shkak të mbështetjes së tyre për pushtimin e Rusisë./bbc/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme