Kanadaja kapërceu një pengesë të madhe legjislative të enjten, duke iu afruar kështu edhe më shumë ligjërimit të plotë të kanabisit “rekreativ”.
Me 56 vota pro, 30 kundër dhe një abstenim, Senati miratoi projektligjin që do ta kthejë Kanadanë në vendin e parë të G7-s që legalizon marihuanën,transmeton CNN
Përdorimi mjekësor i saj është lejuar atje në vitin 2001. Vota e një dite më parë e rikthen draftin në Dhomën e Komunëve, ku ligjvënësve do t’u duhet të vendosin nëse i pranojnë apo jo dhjetëra amendamentet e shtuara legjislacionit nga Senati.
Kryeministri Justin Trudeau është angazhuar personalisht që ta bëjë marihuanën të ligjshme këtë verë. Për këtë arsye, kabineti i tij ka lobuar fort, duke afruar sidomos senatorët indigjenë me premtimin se për komunitetin e tyre do të ketë më shumë fonde të shëndetit mendor dhe shërbimeve shtesë.
Kanadezëve do t’u duhet të presin edhe 12 javë përpara se projektligji të bëhet më në fund ligj, e të arrijnë ta blejnë lirshëm marihuanën. Provincat dhe territoret e vendit do të jenë vet përgjegjëse për elementë të ndryshëm të tregut të shitjes, përfshirë edhe mënyrat sesi do të bëhet shitja, apo nëse përdoruesit do të mund ta pinë cigaren e hashashit edhe në publik. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...