Zyrtarët kanadezë të transportit kanë ndaluar një aeroplan çarter me dy qytetarë rusë, të cilët dukej se ishin nisur për në Arktik për të kryer një ekspeditë.
“Një avion çarter që transportonte shtetas të huaj rusë është mbajtur në aeroportin Yellowknife”, shkroi të enjten ministri i Transportit i Kanadasë, shkruan bbc, transmeton portal arbresh.info
“Ne do të vazhdojmë ta mbajmë Rusinë përgjegjëse për pushtimin e saj në Ukrainë”.
Avioni do të mbahet derisa zyrtarët të përfundojnë një vlerësim për të përcaktuar nëse fluturimi shkeli ndalimin e ri të avionëve rusë në hapësirën ajrore të Kanadasë.
Është e paqartë se çfarë po ndodh me pasagjerët rusë që ishin në aeroplan./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...