Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka thënë se qeveria e tij, mbështetë sulmet ndaj caqeve ushtarake siriane, të kryera nga SHBA’ja, Britania dhe Franca.
“Kanadaja mbështet vendimin e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për të ndërmarrë veprime për të degraduar aftësinë e regjimit të Asadit për të filluar sulme të armëve kimike kundër popullit të vet”, ka thënë kryeministri kanadez, transmeton Express.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të hetuar më tej përdorimin e armëve kimike në Siri. Ata që janë përgjegjës duhet të sillen para drejtësisë”, ka shtuar ai./Gazeta Express/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare