Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministren e Punëve të Jashme në Kanada, Melanie Joly.
Gjatë bisedës telefokike ata kanë diskutuar “mënyratr për të ndalur agresionin rus” kundër Ukrainës, transmeton portal arbresh.info
Në një postim në Twitter, Kuleba tha se ai dhe Joly ranë dakord që presioni i sanksioneve ndaj Rusisë “do të rritet”.
“Kanada mbështet Ukrainën në të gjitha frontet,” shtoi ai.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka njoftuar se Kanada do të rrisë sanksionet e saj ndaj pesë shtetasve rusë, përfshirë Roman Abramovich, dhe tha se 32 kompanive ruse dhe entiteteve qeveritare do të ndalohen të marrin pajisje ose furnizime mbrojtëse.
Trudeau tha gjithashtu se qeveria kanadeze po shikonte një numër opsionesh për të ndihmuar qytetarët ukrainas, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e transportit ajror./bbc/arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...