Kanada do të vendos taskë ndaj të pavaksinuarve

22:53 | 11 Janar 2022
Trina Galanxhi

Provinca kanadeze e Quebec po punon për një plan që do t’u kërkojë banorëve që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid për “arsye jo mjeksore” të gjobiten.

Spitalet në Quebec janë nën presion pasi varianti Omicron, që po përhapet me shpejtësi, ka prekur edhe shumë punonjës shëndetësorë, transmeton portal arbresh.info

“Vaksina është çelësi për të luftuar virusin. Kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë kontributin shëndetësor të të rriturve që refuzojnë të vaksinohen për arsye jo mjekësore”, ka deklaruar Francois Legault.

“Ne duhet t’i përqendrojmë përpjekjet tona në dy gjëra: marrjen e dozave të para, të dyta dhe të treta të vaksinës dhe reduktimin e kontaktit, veçanërisht me të moshuarit, shkruan Reuters.

Legault tha se njerëzit e pavaksinuar vendosin një barrë financiare për banorët e vaksinuar. Krahas punës për finalizimin e shumës që do të ngarkohet, krahina po punon edhe në aspektin ligjor të një tarife të tillë, tha ai.

Ndërsa qeveritë kanë vendosur kufizime në lëvizjen e të pavaksinuarve në nivel global dhe pak kanë vendosur gjoba për të moshuarit, taksa që të gjithë të rriturit e pavaksinuar do të duhet të paguajnë mund të jetë një veprim i rrallë dhe i diskutueshëm në Kanada./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme