Shiu i dendur ka shkaktuar përmbytje në qytetet me tenda të Idlibit në veriperëndim të Sirisë, ku jetojnë mijëra civilë në Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).
Shiu që zgjati gjithë natën përmbyti qytetet me tenda në vijën kufitare siriano-turke ku gjenden të strehuar civilë të zhvendosur me forcë.
Mohammad Hallaj, Drejtor i Zyrës Koordinuese të Reagimit Emergjent të Sirisë, e cila merret me studimin e të dhënave në Idlib, tha për AA se si rezultat i punës së bërë nga ekipi në terren, kanë zbuluar se 24 kampe tendash kanë ngelur në ujë.
“Organizatat që kryejnë aktivitete të ndihmës humanitare në Idlib duhet të rrisin përpjekjet e tyre ndaj civilëve të zhvendosur me forcë”, tha Hallaj.
Duke u shprehur se kriza humanitare po rritet dita-ditës, Hallaj theksoi se duhet të gjendet një zgjidhje e shpejtë për mbulimin e dëmeve.
– Situata në Idlib
Në takimin e Astanës në vitin 2017, Turqia, Rusia dhe Irani vendosën të krijojnë katër “zona deeskalimi” jashtë kontrollit të regjimit të Bashar Al-Asadit.
Megjithatë, regjimi, terroristët e mbështetur nga Irani dhe Rusia vazhduan sulmet e tyre, duke pushtuar tre nga katër rajonet dhe duke u nisur drejt Idlibit. Megjithëse Turqia arriti një marrëveshje shtesë me Rusinë në shtator 2018 për të forcuar armëpushimin, sulmet u intensifikuan përsëri në maj 2019. Pas marrëveshjes së re mes Turqisë dhe Rusisë më 5 mars 2020, armëpushimi është ruajtur në masë të madhe.
Përafërsisht dy milionë civilë që ikën nga sulmet gjatë periudhës 2017-2020 u detyruan të migronin në rajonet afër kufirit turk.
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia