Të paktën tre njerëz kanë vdekur sot pasdite në Holandë kur një kamion është përplasur me njerëzit që ishin mbledhur në një ‘barbekju’ në një zonë rezidenciale rurale në Rotterdam.
“Në kohën e ngjarjes së rëndë, shumë banorë të zonës rezidenciale ishin mbledhur në një barbekju të hapur”, tha kreu i policisë së Rotterdam, mbrëmjen e të shtunës.
Zyrtarët thanë se ishin ende duke hetuar shkaqet e mundshme të daljes tragjike të kamionit nga rruga në qytezën Nieuw-Beijerland në jug të Rotterdam, që më pas u përmbys në një rrëpirë rreth orës lokale 19.00
Të lënduarit po merrnin pjesë në një barbekju në klubin sportiv IJsclub de Kom, kur kamioni i goditi në mënyrë të pashpjeguar.
Të plagosurit u dërguan në spital për plagët e tyre ndërsa mediat tregonin pamje të mjetit të një kompanie spanjolle transporti të rrëzuar në një reliev të ulët.
Shoferi megjithëse i shokuar dukej i palënduar dhe po merret në pyetje nga policia. Në vendngjarje shihen tavolina të përmbysura dhe objekte të shkatërruara të piknikut.
Grupi i njerëzve raportohej se po mbanin festën e tyre të përvitshme, kur kamioni në mënyrë djallëzore erdhi me shpejtësi drejt tyre, shkruan e përditshmja vendase De Telegraaf.
Një numër i madh ambulancash erdhën në vendngjarje dhe helikopterë mjekësorë ishin dislokuar pe te plagosurit.
Zv. kryebashkiaku i qytezës kishte ardhur në vendngjarje, raportonin mediat, te cilat shtonin se fillimisht policia po e trajton ngjarjen si një aksident./faxweb/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë