Kamionë me ndihma kanë hyrë në Gazë nga jugu i Izraelit të dielën, më 26 maj, përmes një marrëveshjeje të re.
Marrëveshja parasheh që të anashkalohet pikëkalimi në Rafah me Egjiptin, pasi forcat izraelite e morën nën kontroll pjesën palestineze të pikëkalimit më herët gjatë këtij muaji.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse grupet humanitare do të kenë qasje te ndihma, për shkak të luftimeve të vazhdueshme në atë zonë.
Egjipti refuzon të hapë anën e vetë të pikëkalimit në Rafah deri në kohën kur kontrolli i kufirit kah ana e Gazës t’i kthehet palestinezëve. Por, ky shtet është pajtuar që përkohësisht ndihma të dërgohet përmes pikëkalimit Kerem Shalom të Izraelit, ku gjendet terminali kryesore e mallrave të Gazës.
Marrëveshja është arritur pas një bisede telefonike që ka zhvilluar presidenti amerikan, Joe Biden, me homologun e tij egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi.
Khaled Zayed, kreu i Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane, organizatë që merret me dërgimin e ndihmës nga Egjipti në Rafah, tha se 200 kamionë me ndihma dhe katër kamionë me karburante pritet që të dielën të hyjnë në Gazë.
Megjithatë, nuk ishte menjëherë e qartë nëse Kombet e Bashkuara arritën të merrnin ndihmën nga Gaza.
Dërgimi i ndihmës në Gazë është vështirësuar për shkak të ofensivës që Izraeli ka nisur në Rafah. Izraeli tha se do të lejojë qindra kamionë të hyjnë në Gazë, por agjencitë e Kombeve të Bashkuara thanë se ka rrezik të madh për kryerjen e këtyre operacioneve të ndihmës.
Lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 35.800 palestinezë.
Për shkak të luftimeve, më shumë se 1 milion palestinezë i strehuan në Rafah për shkak të luftimeve në pjesë të tjera të territorit të rrethuar. Ndërkaq, sipas OKB-së, pjesa veriore e Gazës po përballet me uri, teksa për dërgimin e ndihmës atje janë dy rrugë tokësore që Izraeli hapi së fundi.
Ndihma në Gazë dërgohet edhe përmes një porti që SHBA-ja ka ndërtuar, por sasia e ndihmës që dërgohet përmes portit është më e vogël seç prisnin autoritetet. Grupet e ndihmës kanë thënë se Gazës i duhen 600 kamionë në ditë me ndihma, në mënyrë që të adresohen nevojat humanitare./Radio Evropa e Lirë/
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të l...
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...