Kamera e sigurisë kapi ‘fantazmën’ që u largua pasi i ra ziles

09:51 | 18 Nëntor 2018
Arbresh.info

Meni Pitoscia po frikësohet se prona saj në Ontario në Kanada, është e pushtuar prej fantazmave dhe po kërkon të kontaktojë njohës të aktiviteteve paranormale

Madje, 46-vjeçarja pretendon se ka fakte, me dyshimin se kamerat e sigurisë e kanë kapur një fantazmë që i binte ziles dhe largohej, transmeton Telegrafi.

Pamjet që ka shpërndarë, e kanë kapur një siluetë të turbullt që shfaqej në derën e shtëpisë së tij, para se të dëgjohej zilja.

Shumë njerëz janë shprehur të shqetësuar, duke i sugjeruar të ikë nga ajo shtëpi, teksa të tjerë e konsideruan si proces i ndonjë ngatërrimi vizuel dhe asgjë të pazakontë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme