Donald Trump dhe Kamala Harris do të debatojnë më 10 shtator në televizionin ABC, në përballjen e tyre të parë, ndërsa sondazhet sugjerojnë se gara presidenciale do të jetë e ngushtë.
Në një konferencë për shtyp në rezidencën e tij në Flordia, Trump tha se dëshironte debate shtesë më 4 dhe 25 shtator, të cilat do të transmetoheshin në Fox News dhe NBC. Republikani nuk humbi rastin për të sulmuar Kamala-n.
“Kemi dikë që nuk ka marrë asnjë votë për president dhe po garon. Për mua s’ka problem. Por ne na vunë përpara Biden dhe tani dikë tjetër, dhe sinqerisht preferoj të garoj kundër dikujt tjetër. Zgjedhja e Kamalës është e tmerrshme; ajo është një person radikal në nivele të papara dhe zgjodhi një tjetër radikal të së majtës si bashkëgarues”, tha Trump.
Sakaq, demokratja tha se po priste me padurim debatin e 10 shtatorit, pasi Trump më në fund u angazhua për një të tillë. Harris pohoi për gazetarët pas një ndalesë në një zonë të Detroitit se ishte e hapur të diskutonte mbi mundësinë e debateve të tjera, por një zyrtar i fushatës përjashtoi mundësinë e përballjes në Fox News më 4 shtator.
“Jam e lumtur që më në fund pranoi të debatojë më 10 shtator. Po pres me padurim, dhe shpresoj të shfaqet”, tha Harris.
Trump ka sugjeruar më herët se mund të tërhiqet nga debati i organizuar nga ABC, e që ishte planifikuar të zhvillohej mes Trump dhe Biden, para se ky i fundit të tërhiqej nga gara duke i lënë vendin Harris. Një sondazh i Ipsos i publikuar të enjten zbuloi se Harris ka shtuar epërsinë e saj mbi Trump që prej fundit të korrikut. Ajo prin ndaj republikanit me 42 përqind të preferenacave kundër 37 përqind. Harris dhe kandidati për zv. president Tim Walz zhvilluan tubime në shtetet kyçe të Pensilvanisë, Miçigan dhe Uiskonsin këtë javë duke tërhequr mijëra mbështetës në një sinjal se si hyrja e saj e vonë në garë i ka dhënë hov demokratëve./A2CNN
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor