Një infermiere nga Florida u arrestua të premten pasi kërcënoi që do ta vriste zëvendës-presidenten amerikane, Kamala Harris, sipas një ankese penale të depozituar në Gjykatën e Qarkut në SHBA për rajonin jugor të Floridas.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Niviane Petit Phelps, një nënë 39-vjeçare nga Miami, akuzohet për regjistrimin dhe dërgimin e disa videove te burri i saj i burgosur, në të cilën ajo diskutoi për vrasjen e Harris, thotë ankesa, e shqyrtuar nga Insider.
Midis 13 dhe 18 shkurtit, Phelps, “me vetëdije dhe me dashje bëri kërcënime për ta vrarë si dhe t’i shkaktojë dëmtime trupore zëvendës-presidentes së SHBA-së”, thuhet në ankesë.
Një agjent special i Shërbimit Sekret përgjoi komunikimet midis Phelps dhe burrit të saj të burgosur në JPay, një platformë komunikimi që lejon njerëzit të cilët nuk janë të burgosur të komunikojnë me njerëz brenda burgut.
Videot treguan se Phelps ankohej në kamera për urrejtjen e saj ndaj Harris, presidentit amerikan Joe Biden, dhe të tjerëve, sipas ankesës.
“Kamala Harris ju do të vdisni. Ditët tuaja janë të numëruara tashmë”, deklaroi Phelps në një nga videot.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...