Zv.presidentja amerikane, Kamala Harris, ka rezultuar pozitive me koronavirus, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
SHBA po përpiqet të lehtësojë kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë, edhe pse qëndrueshmëria e virusit është shumë ngjitës, transmeton portal arbresh.info
Sekretarja e shtypit e Harris, Kirsten Allen tha se as Presidenti i SHBA Joe Biden dhe as zonja e parë Jill Biden nuk kanë pasur kontakt të afërt me Harris gjatë ditëve të fundit.
Kamala Harris u kthye në SHBA të hënën pas një udhëtimi njëjavor në Bregun Perëndimor.
Harris rezultoi pozitiv në testet e shpejta dhe PCR, por “nuk ka shfaqur asnjë simptomë”, tha Shtëpia e Bardhë. Ajo do të izolohet në rezidencën e saj, por do të vazhdojë të punojë në distancë dhe do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë vetëm kur të rezultojë negative për virusin.
Harris, 57 vjeçe, mori dozën e saj të parë të vaksinës Moderna disa javë përpara se të merrte detyrën e saj dhe dozën e dytë të vaksinës e ka marrë vetëm disa ditë pas Ditës së Inaugurimit në 2021.
Në fund të tetorit ajo ka marrë dozën e tretë të vaksinës përforcuese, ndërsa dozën e katërt e ka marrë me 1 prill.
Njerëzit e vaksinuar plotësisht kanë një shkallë më të lartë mbrojtje kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve nga Covid-19, veçanërisht nga varianti më i zakonshëm dhe shumë i transmetueshëm Omicron./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...