Presidenti amerikan, Joe Biden do t’ia transferojë përkohësisht pushtetin zëvendës-presidentes, Kamala Harris të premten derisa ta kryejë ndërhyrjen mjekësore të kolonoskopisë, ka njoftuar sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
“Zëvendës-presidentja do të punojë nga zyra e saj në West Wing gjatë kësaj kohe”, tha Psaki në një deklaratë, shkruan cnn transmeton arbresh.info
Biden mbërriti të premten në mëngjes në Qendrën Mjekësore Walter Reed, për t’iu nënshtruar një rutine vjetore fizike, terapia e parë fizike në detyrë si presidenti më i vjetër i mandatit të parë në historinë e SHBA-së.
Është rutinë që një zëvendës president të marrë pushtetin presidencial ndërsa presidenti i nënshtrohet një procedure mjekësore që kërkon anestezi. //arbresh.info/
Gjumi i thellë, Driloni tregon një rast si e kishte sulmuar ...
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, për hetimin për korrupsion
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të preside...
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike