Kryeprokurorja e larguar nga puna në Venezuelë ka akuzuar Presidentin Nicolas Maduro për përfshirjen në korrupsion, duke thënë se ajo do t’i bëjë publike provat që do të ndihmojnë vendet tjera ta ndjekin atë penalisht.
Qeveria e Venezuelës u tregua e shpejtë dhe e largoi nga puna Luisa Ortega Diaz, duke e akuzuar për “shkelje të rënda morale dhe etike”, transmeton portali arbresh.info
Ortega u detyrua të largohet nga vendi së bashku me burrin e saj pas një flet arrestimi të lëshuar.
“Unë dua të denoncoj para botës situatën e rëndë që është duke e përjetuar Venezuela”, ka thënë ajo. “Administrata e Maduros po shkel kushtetutën dhe ligjin”.
Ajo shtoi se ka prova që Maduro dhe zyrtarët tjerë janë të përfshirë në korrupsion të lartë, duke përfshirë edhe disa kompani në emër. Megjithatë ajo nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme.
Venezuale është duke kaluar një krizë të madhe politike pas rizgjedhjes së Nicolas Maduro si president. Vendi është përballur edhe me protesta të shumta dhe të dhunshme, ku mbi 50 protestues kanë mbetur të vdekur./arbresh.info/
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...