Google ADS

Kalon rezoluta, OKB do të nis hetimet për abuzimet e trupave ruse në Ukrainë

17:31 | 12 Maj 2022
KRG

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka votuar pro rezolutës për nisjen e hetimeve kundër trupave ruse në Ukrainë.

Është interesante të theksohet se rezoluta u refuzua nga vetëm dy vende, raporton skynews.

Një total prej 33 anëtarësh votuan pro rezolutës ndërsa Kina dhe Eritrea votuan kundër. Pati 12 abstenime.

Ukraina pretendon se ka identifikuar qindra kriminelë të dyshuar të luftës në vazhdën e pushtimit rus të vendit, i cili filloi në fund të muajit shkurt.

Sot, organi i të drejtave të njeriut mbajti një seancë urgjente në Gjenevë për të shqyrtuar provat e shkeljeve të supozuara të Moskës në Ukrainë.

Ndryshe, së shpejti para drejtësisë do të dal ushtari i parë rus, i cili akuzohet për krime lufte në Ukrainë.

Të ngjashme