Google ADS

Kalon mbi 1 mijë numri i viktimave në Suedi, mbi 10 mijë të infektuar

19:17 | 14 Prill 2020
Arditë Shkodra

Suedia është një prej vendeve që ka ndjekur një strategji ndryshe nga shumë shtete të tjera të botës në luftën kundër koronavirusit.

Ndërkohë që shtete si Italia, Spanja, Franca e Gjermania kanë izoular të gjithë vendin, Suedia i ka lënë të hapura të gjitha aktivitetet e saj, përveç atyre me më shumë se 50 persona.

Tashmë numri i viktimave në vend ka kaluar mbi 1 mijë, më konkretisht 1,033.

Ndërsa numri i të infektuarve është 11,445.

Të pakët janë ato pacientë të cilët kanë fituar betejën me koronavirusin. Vetëm 381 persona kanë dalë nga spitali.

Pjesa tjetër ndodhen ende në terapi intensive e në spitale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme