Guvernatori i shtetit amerikan të Kalifornisë, Gawin Newson, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të hënën vonë për shkak të epidemisë së lisë së majmunit që po përkeqësohet çdo ditë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Kalifornia po punon urgjentisht në të gjitha nivelet e qeverisjes për të ngadalësuar përhapjen e lisë së majmunit, duke përdorur testimin tonë të fuqishëm, gjurmimin e kontakteve dhe partneritetet e komunitetit të forcuara gjatë pandemisë së koronavirusit për të siguruar që ata që janë më në rrezik janë fokusi ynë për vaksinat, trajtimin dhe shtrirjen. Do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë federale për të siguruar më shumë vaksina, për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të zvogëluar rrezikun”, tha Newsom.
Autoritetet shtetërore kanë shpërndarë më shumë se 25 mijë doza të vaksinave kundër lisë së majmunit.
“SHBA-ja ka rreth 5.000 raste të konfirmuara të virusit të lisë së majmunit, me Kaliforninë dhe New Yorkun që regjistrojnë numrin më të madh të infeksioneve”, njofton Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Më 22 korrik, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli shpërthimin e lisë së majmunit një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.
Ekspertët paralajmërojnë se kushdo që është në kontakt të ngushtë me një person të infektuar ose veshjet e tyre mund të rrezikohet nga infeksioni.
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...