Flakët që po përhapen me shpejtësi në rajonin e njohur për prodhimin e verës në Kaliforni i kanë marrë jetën të paktën 15 personave, e kanë shkatërruar më shumë se 2.000 struktura.
Autoritetet vlerësojnë se 17 vatra zjarri, grupi i parë i të cilave nisi mbrëmjen e së dielës, kanë djegur mbi 115 mijë hektarë përgjatë 8 konteve.
Të paktën 100 janë të plagosurit dhe autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave pritet të rritet. Gjendja e emergjencës u shpall në zonat veriore, e mbi 20 mijë vetë u detyruan të evakuohen nga kontetë Napa, Sonoma dhe Juba, si pasojë e zjarreve më të rënda që ka përjetuar ndonjëherë shteti.
Një situatë e tillë është më e zakonshme në Kaliforninë e Jugut, por ndërthurja e thatësirës me erërat e forta rezultoi fatale edhe për veriun. Dhjetëra vendstrehime u hapën rreth Kalifornisë së Veriut.
Presidenti amerikan Donald Trump miratoi gjendjen e emergjencës, duke lejuar kështu dërgimin e ndihmave federale. Lufta e zjarrfikësve me flakët nuk pritet të zbutet gjatë ditëve në vazhdim, pasi nuk pritet të ketë përmirësim të kushteve të motit.
Ekspertët parashikojnë thatësirë dhe erë edhe në vazhdim. Ndërkohë në Kaliforninë e Jugut, një tjetër vatër zjarri dogji 24 shtëpi e godina të tjera, në zonën e pasur të Anaheim Hills të kontesë Orange, duke detyruar evakuimin e mijëra banorëve./tch
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...