Google ADS

Kaliforni, kthehen në shtëpi 200 mijë banorët pas dëmtimit të digës

00:18 | 16 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Rreth 200 mijë banorët e Kalifornisë të evakuuar për rrezikun e një pëmbytjeje të jashtëzakonshme pas dëmtiimit të digës më të lartë të SHBA-ve, janë kthyer në shtëpitë e tyre pas largimit të ndonjë rreziku të mundshëm.

Megjithatë, banorët janë në gjendje alarmi “sepse situata mund të ndryshojë menjëherë.

Sipas policisë, nivelli i liqenit të Orovill, një nga më të rëndësishmit në Kaliforni, i krijuar nga një digë e lartë 238 metra, ka rënë, pasi thuajse ka mundur të ngjitet në nivelin e sigurisë.

Për Brad Alexander, zëdhënës i mbrojtjes cvile kaliforniane, situata në Orovill për momentin është “e stabilizuar”, ndonëse vërshimi i ujërrave vijon, ndërsa përgatiten punimet për riparimin e çarjes së dy kanaleve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme