Google ADS

Kaliforni, evakuohen mbi 200 mijë banorë

20:51 | 8 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Rreth 200 mijë banorë  janë evakuuar nga Kalifornia për shkak të zjarreve që ka kapluar një pjesë të madhe të vendit.

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në San Diego, pasi flakët janë përhapur deri në 4,100 hektarë për pak orë, shkruajnë mediat amerikane, transmeton portali arbresh.info

Tre zjarrfikës kanë mbetur të plagosur, ndërsa rreth 500 ndërtesa janë shkatërruar.

Shtëpia e Bardhë ka theksuar se është në kontakt me autoritetet e Kalifornisë dhe se është e gatshme të ofrojë ndihmë.

Kalifronia po hyn në ditën e pestë që është përfshirë nga zjarret masive./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme