Gruaja e shëtiste qenin buzë lagunës kur i kishte sulmuar aligatori, dhe derisa e shpëtonte qenin, aligatori e tërhoqi atë nën sipërfaqe të ujit, ka thënë David Lucas, zëdhënësi i zyrës për pasuri natyrore të Kalifornisë Jugore.
Zyra e sherifit të rrethit Beaufort thekson se dëshmitarët e kanë përshkruar aligatorin të gjatë rreth 2,4 metra. Njerëzit të cilët kanë arritur të parët në vendin e ngjarjes menjëherë e kanë gjetur në ujë gruan pa shenja jete, pretendohet në deklaratën e zyrës së sherifit në Twitter, transmeton Insajderi.com.
Qeni shpëtoi pa lëndime, ka thënë Lucas.
Ky shtet federal në Amerikën juglindore ka shënuar vetëm edhe një rast fatal me rastin e sulmit të aligatorëve në rreth 40 vjetët e përcjelljes së këtyre ngjarjeve, thekson Lucas. Nga ana tjetër, ka pasur 20 sulme të aligatorëve por pa pasoja vdekjeprurëse.
Lucas ka shtuar se ujërat e lagunës në ishullin Hilton Head është vendbanim natyror i aligatorëve dhe se shërbimet për mbrojtje paralajmërojnë njerëzit që mos t’i ushqejnë aligatorët apo mos t’i shëtisin qenët e tyre në afërsi të lagunës.
“Çështja numër një është që po përpiqemi t’i mësojmë njerëzit që në asnjë mënyrë të mos i ushqejnë aligatorët”, ka thënë Lucas.
Aligatorët nuk janë të prirur t’i sulmojnë njerëzit, mirëpo kjo mund të ndryshojë kur ata i lidhin njerëzit me ushqim.
Autoritetet publikuan se viktima ishte Cassandra Cline, 45 vjeçe nga ishulli Hilton Head. Gjuetia e aligatorit është në zhvillim.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...