Grupi Xhihadi Islamik po merr pjesë në bisedimet në Kajro, shenjë kjo që tregon se diplomacia ende ka ndikim. Mbërritja në Kajro e një delegacioni të kryesuar nga udhëheqësi në mërgim Ziad al-Nakhlala vjen pas bisedimeve të ditëve të fundit në të cilat mori pjesë shefi i Hamasit Ismail Haniyeh. Xhihadi Islamik, ndonëse më i vogël se Hamasi, gjithashtu po mban pengje në Gazë.
Deri tani, grupet militante kanë thënë se nuk do të diskutojnë për lirimin e pengjeve nëse Izraeli nuk i jep fund luftës në Gazë, ndërsa izraelitët thonë se janë të gatshëm të diskutojnë vetëm për një pauzë të përkohshme të luftimeve.
Megjithatë, asnjëra palë nuk është larguar publikisht nga bisedimet, të cilat Uashingtoni i përshkroi javën e kaluar si “shumë serioze”, edhe pse luftimet janë intensifikuar në të gjithë Rripin e Gazës që nga rënia e armëpushimit në fillim të dhjetorit.
Bisedimet e Kajros do të përqendrohen në “mënyrat për t’i dhënë fund agresionit izraelit ndaj popullit tonë”, tha një zyrtar i Xhihadit Islamik. Delegacioni do të riafirmojë qëndrimin e grupit se çdo shkëmbim pengjesh do të duhet të sigurojë lirimin e të gjithë palestinezëve të burgosur në Izrael, “pasi të arrihet një armëpushim”, tha zyrtari.
Hamasi dhe Xhihadi Islamik, të betuar për shkatërrimin e Izraelit, besohet se ende mbajnë më shumë se 100 pengje nga 240 që u rrëmbyen gjatë sulmit të 7 tetorit mbi qytetet izraelite, ndërsa militantët vranë 1200 njerëz.
Izraeli reagoi duke rrethuar Rripin e Gazës dhe ka shkatërruar pjesën më të madhe të tij, me më shumë se 20,400 të konfirmuar të vrarë dhe mijëra të tjerë që besohet se kanë vdekur nën rrënoja, sipas autoriteteve të Gazës që kontrollohet nga Hamasi. Shifrat nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.
Shumica dërrmuese e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa Kombet e Bashkuara thonë se kushtet janë katastrofike.
Pas rënies së një armëpushimi njëjavor në fillim të muajit, luftimet janë intensifikuar në terren, me përhapjen e luftës nga veriu i Rripit të Gazës në të gjithë gjatësinë e rajonit./voa
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...