Një gjuetar i famshëm i gjarpërinjve në Indi mbeti duke luftuar për jetë pasi u kafshua në kofshë nga një kobër derisa përpiqej ta shpëtonte.
Vava Suresh, 48-vjeçar, i cili është i njohur në shtetin Kerala ku edhe është shfaqur në TV, po kryente të hënën një shpëtim në Tamil Nadu-n fqinj kur u kafshua.
Videoja tronditëse e marrë nga një vendas tregon momentin kur kobra e kafshoi Sureshin në kofshën e djathtë teksa ai po përpiqej ta fuste në një thes.
Në mënyrë të pabesueshme, ai arriti ta fuste gjarprin në thes përpara se të rrëzohej pa ndjenja dhe të dërgohej me urgjencë në spital – ku tani është në kujdesin intensiv.
Suresh u dërgua në një njësi shëndetësore në Kottayam, ku u kafshua fillimisht pasi pësoi atak në zemër.
Pasi zbuluan se zemra e tij funksiononte në vetëm 20 për qind të normës së saj normale, mjekët vendosën ta transferonin atë në një spital më të madh në Kottayam për trajtim të specializuar.
Ai u mbajt atje gjatë natës, derisa mjekët thanë të martën në mëngjes se ai i është përgjigjur trajtimit.
Suresh është ende pa ndjenja dhe në kujdes intensiv, raportoi Hindustan Times, por ka filluar të marrë frymë vetë.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi