Kabuli kërkoi nga vendet e Evropës që të ndalojnë dëbimin e detyrueshëm të azilkërkuesve afganë gjatë tre muajve të ardhshëm, për shkak të dhunës në rritje të talibanëve dhe përkeqësimit të pandemisë së koronavirusit në Afganistan.
“Situata e luftës” dhe vala e tretë e infeksioneve me koronavirus kanë shkaktuar trazira ekonomike dhe sociale në Afganistan, tha Ministria e Refugjatëve dhe Riatdhesimit e Afganistanit.
Në deklaratën e saj thuhet se “situata aktuale në vend nuk është e përshtatshme për kthimin e detyrueshëm të migrantëve”.
Deklarata po ashtu shpreh shqetësim për rritjen e numrit të të zhvendosurve brendapërbrenda Afganistanit.
Talibanët janë duke shtrirë kontrollin në gjithnjë e më shumë territore, prejse forcat ndërkombëtare, të udhëhequra nga SHBA-ja, kanë nisur zyrtarisht tërheqjen nga Afganistani, më 1 maj.
Me gjithë rritjen e pasigurisë në vendin e shkatërruar nga lufta, shumë shtete evropiane po i dëbojnë azilkërkuesit e refuzuar të Afganistanit.
Ky vend ka regjistruar më shumë se 131,000 raste me koronavirus dhe mbi 5,500 viktima, prejse ka nisur pandemia, pranverën e vitit të kaluar./REL/
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...