Google ADS

Kabul, sulm vetëvrasës ndaj një autokolone të NATO-s

21:27 | 24 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, ndaj një autokolone të NATO-s u krye një sulm vetëvrasës me bombë, që shkaktoi të plagosur.

Ministria e Brendshme afgane tha se të plagosurit ishin civilë. Në një deklaratë të NATO-s thuhej se shpërthimi ishte kryer nga një pajisje e inmprovizuar.

Kryengritësit talebanë morën përgjegjësinë për shpërthimin, duke thënë se sulmi që kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, kishte patur si objektiv ushtarakët amerikanë, si forca pushtuese.

Tashmë janë të njohura deklaratat e rreme të talebanëve, që zakonisht i zmadhojnë dëmet që shkaktojnë me sulmet ndaj forcave të koalicionit./voa

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme