Kabul: Dhjetëra të vrarë nga një sulm vetëvrasës

12:36 | 22 Prill 2018
Arbresh.info
Autoritetet afgane thonë se numri i personave të vrarë, pasi një sulmues shpërtheu eksplozivët jashtë një qendre për regjistrimin e votuesve në Kabul ka arritur në 31 dhe 54 të tjerë janë plagosur.
Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, më herët kishin thënë se katër persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur.

Deri më tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi ndodhi në një lagje të banuar me popullatë shiite, që ka qenë edhe në të kaluarën cak i sulmeve, për të cilat, përgjegjësinë e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Më 14 prill, në Afganistan ka nisur regjistrimi i votuesve për zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor.

Zyrtarët zgjedhorë kanë pranuar se siguria është një shqetësim i madh, teksa talibanët dhe grupet e tjera militante kanë kontroll territore në mbarë vendin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme