Ka një vend në botë ku s’ka asnjë grimcë jete!

22:41 | 23 Nëntor 2019
Arbresh.info

Historia ka treguar se jeta mund të ekzistojë edhe në mjedise ekstreme të Tokës, duke filluar që nga shkretëtirat e thata deri tek tundrat e ngrira, por ajo s’mund të ekzistojë në çdo centimetër të planetit! Së fundmi, pas një studimi të ri shkencëtarët kanë zbuluar një vend në Etiopi ku s’ka jetë.

Në ndryshim nga rezultatet e studimeve të tjera, ekspertët bënë disa eksperimente dhe u arrit në përfundimin se në vendin e quajtur Dallol, nuk ka asnjë grimcë jete, madje s’ka as mikroorganizma.

Ky, është një prej vendeve me kushtet mjedisore më ekstreme. Në Dallol është shumë nxehtë, ka kripëra dhe aciditet me shumicë.

Pellgjet e saj shtrihen në një krater vullkanik të mbushur me kripë, gazra toksikë dhe ujëra që ziejnë. Edhe gjatë dimrit, temperaturat ditën arrijnë deri në 45 gradë celsius.

Herë të tjera shkencëtarët kanë gjetur një shenjë jete edhe në vendet me mjedise më ekstreme të botës, por kësaj here ndonëse ky vend ka prezent ujin, nuk e bën të jetueshëm për asnjë lloj gjallese.

Janë pikërisht pellgjet që gjenden në këtë vend që pengojnë krijimin e jetës, për shkak të kimikateve që prodhohen aty. Aktualisht, shkencëtarët po vijojnë të studiojnë “pishinat” për të kuptuar me saktësi çfarë ndodh atje që pengon jetën e gjallë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme