Ka dy muaj që janë zhdukur, por në llogaritë e tyre postojnë fotografi

15:21 | 15 Tetor 2016
Arbresh.info

Askush nuk di për fatin e çiftit nga Karolina Jugore të cilët u zhdukën me 31 Gusht.

Charlie Carver dhe Kala Brown  ishte dashur të shkonin te shoqja e tyre Lindsey Mayson e cila i kishte pritur por ata kurrë nuk u shfaqën, transmeton portali arbresh.info.  

Policia nuk kishte mundur asnjëherë t’iu binte në gjurmë. Prindërit e tyre thanë se ata nuk janë zhdukur me vetë dëshirë sepse dera e shtëpisë ishte gjetur e hapur si dhe qeni i tyre në shtëpi, gjë që nuk do ta bënin kurrë po të largoheshin me dëshirë.

Pas afro një muaji të zhdukjes së tyre, llogaritë e tyre në Facebook filluan të postonin fotografi dhe postime të çuditshme. Madje ishte postuar se dy të zhdukurit ishin martuar.

Familjarët thanë se fotot e postuara ishin rreth një vit të vjetra si dhe postimet e tjera nuk ishin fare të llojit që do ti postonin personat e zhdukur.

Në një postim i cili ishte fshirë menjëherë shkruante se ata janë mirë dhe se njerëzit nuk duhet të merakosen për ta.

Policia kishte zbuluar se llogaritë e tyre ishin hakuar dhe se dikush ende i panjohur për policinë postonte në emrin e dy të zhdukurve./arbresh.info.

14064300_10154190022659279_5314444242856903528_n screenshot-www-mirror-co-uk-2016-10-15-15-20-38 screenshot-www-mirror-co-uk-2016-10-15-15-20-54

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme