Presidenti amerikan, Donald Trump do të presë kryeministrin kanadez Justin Trudeau në Uashington, bën të ditur Shtëpia e Bardhë.
Takimi mes dy liderëve do të zhvillohet të hënën dhe ka për qëllim mosmarrëveshjet mes vendeve fqinje mbi tregtinë dhe emigracionin, transmeton portali arbresh.info.
“Presidenti Trump dhe kryeministri Trudeau do të zhvillojnë bisedë konstruktive për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha sekretar i shtypit Sean Spicer./Arbresh.info