Junta ushtarake që kreu grusht shteti në Mali më 18 gusht vazhdon të ashtuquajturat emërime në detyrë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas dokumentit të Komiteti Kombëtar për Shpëtimin e Popullit (CNSP) të publikuar në Gazetën Zyrtare, Oumar Diarra u emërua kreu i ri Shtabit të Përgjithshëm.
Ndërkohë në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes është emëruar, Souleymane Doucoure, ndërsa tërhoqi vëmendjen emërimi i dy personave civilë brenda juntës.
Sipas kësaj, këshilltar i posaçëm përgjegjës për komunikim i liderit të juntës, Assimi Goita u bë Cheick Oumar Traore, ndërsa këshilltar i posaçëm përgjegjës për çështjet ligjore u emërua, Youssouf Coulibaly.
CNSP më 28 gusht publikoi një dokument me 41 nene ku njoftohen “të drejtat dhe detyrat themelore” në Gazetën Zyrtare.
Në nenin 32 të dokumentit ishte theksuar se lideri i CNSP-së do të marrë detyrën e presidentit.
Grusht shteti ushtarak
Një grup ushtarësh që u rebeluan në garnizonin e rajonit Kati, 15 kilometra larg kryeqytetit Bamako dhe që kishin rol të rëndësishëm në rrëzimin e ish-presidentit, Amadou Toumani Toure në vitin 2012 lëvizën drejt kryeqytetit me automjete ushtarake.
Ndërtesat qeveritare dhe institucionet zyrtare u evakuuan ndërsa disa ministra dhe ushtarë të rangut të lartë u arrestuan.
Keita u mor nga rezidenca e tij nga ushtarët pasdite dhe u dërgua në kazermat në Kati, ku filloi grushti i shtetit dhe në mesnatë nga televizioni shtetëror ai njoftoi dorëheqjen.
Disa orë pas dorëheqjes së Keitas, puçistët njoftuan në televizion se zgjedhjet do të mbaheshin brenda një kohe të shkurtër, duke paralajmëruar një periudhë tranzicioni politik dhe civil.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...