Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, tha se Shtetet e Bashkuara ‘kanë nevojë për një Bashkim Evropian të fortë dhe të bashkuar’.
“Unë nuk mendoj se ka ardhur moment për të ndarë Shtetet e Bashkuara dhe BE-në”, tha ai para gazetarëve para takimit me zv.presidentin amerikan Mike Pence, transmeton portali arbresh.info
Duke theksuar se stabiliteti global varet nga marrëdhëniet e mira mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, Juncker tha se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të bashkëpunojnë në çështje të tilla si mbrojtja.
Ai gjithashtu ka theksuar se marrëdhëniet e mira mes SHBA-ve dhe BE-së kanë rëndësi ekonomike.
“Ekonomia në SHBA është një varësi dhe ne mendojmë se përparësite ekonomike mes SHBA-ve dhe BE-së janë shkëmbimet dhe vëllimet tregtare”, tha ai.
Pence është duke kryer vizitën e tij të parë diplomatike në Bruksel si zv.president i SHBA-ve, pas pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Munich.
Gjatë ditën Pence është takuar edhe me shefen e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini dhe presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...