Shefi i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ka paralajmëruar Turqinë se çdo kthim i dënimit me vdekje në vend, do të ishte “vija e kuqe” e ofertës së anëtarësimit të këtij shteti në Bashkimin Evropian.
“Në qoftë se dënimi me vdekje do të rivendoset në Turqi, kjo do të çojë në fundin e bisedimeve”, tha ai për edicionin e së dielës të gazetës Bild të Gjermanisë, duke e quajtur atë “vijën e kuqe”.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën se pritet që Parlamenti turk të rivendosë dënimin me vdekje pas referendumit të muajit të ardhshëm për ndryshimet kushtetuese dhe se ai do ta dekretonte menjëherë.
Megjithatë, Juncker shtoi se nuk ishte dakord me ndalimin e plotë të negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE.
“Nuk ka kuptim që të përpiqemi për të qetësuar nervat (Erdoganit) duke ndaluar plotësisht negociatat”, shtoi ai.
Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel shkoi edhe më tej, duke thënë në një intervistë për Der Spiegel: “Ne jemi më larg se kurrë për pranimin e Turqisë në BE”.
Turqia ka hequr dënimin me vdekje në vitin 2004 dhe Bashkimi Evropian e ka bërë vazhdimisht të qartë se çdo lëvizje për të rivendosur atë do të do të pengonte ftesën për anëtarësim.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...