Juncker: Korrupsioni po pengon përparimin e Ukrainës

22:13 | 13 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Korrupsioni është duke minuar të gjitha përpjekjet për rindërtimin e Ukrainës në përputhje me normat e Bashkimit Europian, ka deklaruar shefi i Komisionit Europian, Jean –Claude Juncker, pasi Presidenti Petro Poroshenko u zotua se do të ndjekë mënyrat integruese të bllokut.

Juncker dhe Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk ishin në Kiev për një samit 24-orësh me Poroshenko pas ratifikimit përfundimtar të një pakti të ri tregtar që e ka zemëruar Rusinë, transmeton portali arbresh.info

“Ajo që ne po kërkojmë nga Ukraina është rritja e luftës kundër korrupsionit, sepse korrupsioni po dëmton të gjitha përpjekjet për këtë vend”, tha Juncker në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Ukrainës.

Ai ka shtuar se BE-ja po vazhdon me shqetësim të madh të shikojë situatën në Ukrainë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme