Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kërkoi “për pak respekt”, pasi gazetarët e pyetën nëse ai ishte i dehur gjatë një darke gala në samitin e NATO-s javën e kaluar.
Juncker mohoi se ishte i dehur dhe tha se e kishte humbur balancën për shkak të dhimbjes së shpinës, dhe sëmundjes të njohur si “sciatica”.
“Kisha dhimbje në shpinë, nuk isha i dehur. Unë kërkoj respekt”, tha presidenti i Komisionit Evropian të mërkurën, duke iu referuar politikanëve të tillë si krahu i djathtë austriak Harald Vilimsky, i cili bëri thirrje për dorëheqjen e Juncker pas incidentit.
Gazetarët e kishin pyetur Jean Claude Juncker, nëse ishte i dehur, për shkak se ishte parë duke e humbur balancën e tij, dhe duke ecur si të ishte i dehur disa herë gjatë mbrëmjes gala që ishte organizuar në samitin e NATO-s, javën e kaluar.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League