Presidenti i KE-së, Jean Claude Juncker është kujdesur edhe një herë që, në mënyrën e tij, të zërë titujt kryesorë të mediave ndërkombëtare.
Në një video të filmuar nga mediat e pranishme në samitin e BE-së, Juncker mund të shihet teksa ec drejt koleges së tij, Pernilla Sjölin, përpara se të bënte një gjest të çuditshëm me flokët e saj dhe ta puthte në faqe.
Nuk dihet se pse ai vendosi që të kapte flokët biond të Sjölin-it ndërsa kjo e fundit mbërrinte në samitin e Këshillit Evropian në Bruksel, por shikuesit, dhe vetë ajo, u dukën pak të habitur nga e gjithë situata.
Kjo nuk është hera e parë që presidenti i KE-së bën skena në mbledhje të rëndësishme si kjo e sotmja.
Ndërkohë shumë njerëz e kanë krahasuar me xhaxhain e çuditshëm që mundohemi ta fshehin nga të tjerët sepse e gjen gjithmonë një mënyrë për të të “turpëruar”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...