Google ADS

Juncker: Fatura e Britanisë për Brexit do të jetë ‘shumë e majme’

16:21 | 21 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Britania do të paguajë një faturë të ‘majme’ për të lënë Bashkimin Evropian dhe për të negociaur një marrëdhënie të re me bllokun do t’i duhen vite, ka theksuar shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

“Do të jenë negociata të vështira dhe do të duhen vite për të rënë dakord mbi kushtet e daljes”, ka shtuar ai para parlamentit belg, transmeton portali arbresh.info.

“Britanezët pritet t’i respektojnë angazhimet që kanë bërë. Prandaj, ata duhet të pagujnë edhe faturën e majme”, shtoi Juncker.

Burime të BE-së kanë deklaruar për AFP se Brukseli mund t’i dorëzojë Britanisë një faturë deri në 60 miliardë euro, megjithatë Juncker ka mohuar të jap detaje rreth vlerës së faturës./Arbresh.info

Të ngjashme