Juncker: Brexit të mos bëhet pa marrëveshje

18:36 | 3 Prill 2019
Arbresh.info

Juncker është shprehur se do të punohet në drejtimin që Brexit mos të bëhet pa marrëveshje.

“Ne do të punojmë, shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian, deri në çastin e fundit për të evituar një Brexit pa marrëveshje”, tha Juncker, në momentin kur kryeministrja britanike, Theresa May është duke kërkuar një kompromis me opozitën laburiste, transmeton tetovasot

Kryetarja konservatore pritet të takohet sot me shefin e laburistëve, Jeremy Corbyn, për të gjetur një kompromis mbi mënyrën se si vendi do të dalë nga BE-ja, pas tre kundërshtimesh të njëpasnjëshme nga ana e deputetëve britanikë të marrëveshjes së negociuar me Brukselin.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme