Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i ka bërë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian që t’i rezistojnë presionit të SHBA-ve për të rritur shpenzimet rreth NATO-s.
“Ky ka qenë mesazhi i amerikanëve për shumë, e shumë vite me rradhë”, ka thënë Juncker gjatë një fjalimi në Konferencën e Sigurisë në Mynih, transmeton portali arbresh.info.
“Unë personalisht jam shumë kundër, që ky presion të ndikojë në gjendjen tonë,” ka shtuar ai.
Juncker tha se zhvillimi dhe shpenzimet e ndihmave humanitare kanë sjellë në BE mungese për fonde ushtarake.
“Nëse ju e shikoni atë që po bën Evropa në mbrojtje, plus në ndihmat e zhvillimit, plus në ndihmat humanitare dhe të gjitha këto të karahasohen më atë që bëjnë Shtetet e Bashkuara, do të vëreni dallim të madh”, tha ai.
“Politika moderne nuk mund të ketë lidhje me rritjen e shpenzimeve për mbrojten”, shtoi ai.
Në fillim të javës, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis dha një paralajmërim për aleancën, duke u thënë atyre që të rrisin shpenzimet e NATO-s, ose ‘Shtetet e Bashkuara do të bëjën më pak./Arbresh.info
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...