Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker do të zbulojë sot një “raport” për të ardhmen e Bashkimit Evropian duke eksploruar pista të ndryshme të reformave për të garantuar unitetin e kërcënuar të Evropës post-Brexit, njoftoi sot një zëdhënës.
Juncker kishte premtuar se do të jepte këtë kontribut për debatet e nisura mbi të ardhmen e Bashkimit Evropian para një samiti të parashikuar më 25 mars në Romë për të festuar, pa Britaninë e Madhe, 60-vjetorin e Traktatit të Romës, themeluesi i projektit evropian.
Ai do të paraqitet në Parlamentin Evropian për të prezantuar “Librin e Bardhë” që do të miratohet nesër nga të gjithë komisionerët evropianë”, njoftoi sot për shtypin zëdhënësi i Komisionit, Margaritis Schinas.
Dokumenti do të propozojë një sërë reformash, mbi të cilat mund të bazohen drejtuesit e 27 vendeve për t’i dhënë një drejtim të ri Bashkimit Evropian, tronditur nga Brexit dhe krizat si ekonomike dhe migratore.
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri