Turqia njihet për vende turistike Islame, mirëpo ja që edhe të krishterët po e gjejn veten në këtë vend.
Kisha e Shën Palit si dhe Panairi i Shën Palit me lagjet historike përreth në provincën jugore të Turqisë, Mersin tërheqin interesin e të krishterëve, bënë me dije Anadolu Agency.
Kisha, e vendosur në rrethin Tarsus, u ndërtua në shekullin e 11-të dhe 12-të.
Ajo poashtu u pranua në Listën Kërkimore të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 25 shkurt të vitit 2000.
E ky vend siq duket është edhe vendi i dashurisë.
”Qyteti është vendi i takimit të dashuruarve legjendarë Antony dhe Cleopatra”, sipas faqes së internetit të UNESCO-s”
Ndërsa Tarsus është vendi i lindjes së Shën Palit, i vendosur në skaj të fushës pjellore Cukurova në qytetin plot me pemët e kedrit.
Arkeologu Murat Durukan i tha Anadolu Agency se Tarsus ishte një nga qytetet më antike në Anadoll.
“Tarsusi ka një potencial të madh për turizmin fetar për shkak se Shën Pali dhe Pusi janë vlera të rëndësishme që tërheqin interesin e turistëve”, tha Durukan.
E interesante ëshë se për të të krishtëerët ishte e rëndësishme të pagëzoheshin në kishë.
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi
E shkatërruar nga zjarret, Paris Hilton ndan pamjet e shtëpi...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimi...
PCOS: Shkaqet, Simptomat dhe Mundësitë e Trajtimit për Menax...